
TIRANË – Është arrestuar nga policia e Tiranës një 22-vjeçar, i dyshuar si autor i një aksidenti të ndodhur 3 ditë më parë në hyrje të Tiranës pranë mbikalimit të Casa Italia.
23-vjeçari me iniciale J.L., gjatë ecjes në autostradën Tiranë-Durrës ka përplasur dy automjete te tjerë, ku si pasojë e përplasjes njëri prej tyre është përmbysur në rrugë.
Pas ndodhjes të aksidentit 22-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka riparuar dëmet e automjetit të tij me qëllim mbulimin e ngjarjes.
Pas arrestimit mbi te riun rëndon akuza e ‘Shkeljes të rregullave të qarkullimit rrugor’, ‘Largim nga vendi i aksidentit’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.