
TIRANË – Pas publikimit të notave të provimit të Gjuhëve të Huaja, pasditen e sotme janë bërë publike për maturantët edhe notat e provimit të Gjuhës Shqipe. (Shih këtu )
Deri më tani këto janë dy lëndët e para për të cilët maturantët kanë marrë përgjigjet e provimeve të tyre.
Në lidhje me provimin e matematikës kujtojmë se maturantët zhvilluan një protestë për shkak se sipas tyre provimi të cilin ata bënë e kanë konsideruar si të një grade të vështirë.
Ministrja e Arsimit u ktheu një përgjigje maturantëve në të cilën thuhej se tabelat e pikëve do të rishikohen edhe një herë tjetër. Publikimi i notave të provimit të matematikës pritet të bëhet në ditët e ardhshme.