VIDEO/ I riu algjerian i mer telefonin të moshuarit dhe i hedh video në Instagram

TIRANË – Një i ri me origjine nga Algjeria, i identifikuar si Hamza Marina është kthyer në makthin e qytetarëve të Tiranës.

Ai dyshohet për vjedhjen e një numri të konsiderueshëm banesash në kryeqytet.

Grabitjet që ai bën nuk nguron që ti postojë edhe në rrjetin e tij social ‘Instagram’, përmes fotove ose videove të ndryshme.

Së fundmi në një video të publikuar nga ana e tij, e cila është bërë virale në rrjetet sociale ai shfaqet duke biseduar me një të moshuar shqiptar të cilit i ka marrë telefonin dhe nuk pranon që t’ia kthejë mbrapsht.

Algjeriani shfaqet në video duke bërë lojëra fjalësh me të moshuarin, ndërsa ky i fundit i thotë “Po ma jep telefonin. A do ma japësh telefonin?

Përveç kësaj videoje algjeriani kishte edhe disa postime të tjera në të cilat shfaqej edhe i armatosur, por policia ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tij.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu