7 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit

TIRANË – Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë kryer 3,138 testime për COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 7 raste të reja; 4 në Tiranë dhe nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan. Ndërkohë nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend nuk kanë raste aktive.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim spitalor vetëm një pacient.

Gjithashtu janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, – apelon MSh.

Statistika (30 Qershor 2021):
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3138

Testime totale 804,762
Raste pozitive 132,521
Raste të shëruara 130,009
Raste Aktive 56
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu