Gjykata e Hagës dënon me nga 12 vite burg bashkëpunëtorët e Millosheviçit

HAGË – Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka dënuar me nga 12 vjet burgim dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

Të dënuarit janë Jovica Stanishiç, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviç, 71 vjeç.

Prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm, ndërsa avokatët, lirimin e tyre.

Grupet paraushtarake, të udhëhequra nga ta, kanë përfshirë njësitë elitare, të quajtura ‘Beretat e Kuqe’ dhe ‘Tigrat e Arkanit’.

Të dyja njësitë dyshohet se kanë vrarë qindra njerëz.

Gjykata në Hagë, më 2013, ka liruar Stanishiçin dhe Simatoviçin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Por, pas protestave dhe apelit të prokurorëve, gjykatësit kanë urdhëruar në vitin 2015 rigjykim të rastit kundër tyre.

Rigjykimi ka nisur në vitin 2017.

Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, të tilla si: përndjekjet, vrasjet, dëbimet dhe transferimet me forcë.

Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Milosheviç, i cili ka krijuar luftëra në Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Milosheviçi është gjykuar po ashtu në Hagë, por ka vdekur përpara se t’i shqiptohej dënimi, në vitin 2006.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu