Çmimet e biletave për ndeshjen midis Belgjikës dhe Italisë kapin shifrat e 1,200 eurove

GJERMANI- Çmimet e biletave për ndeshjen Belgjikë-Itali kanë pësuar një rritje të paimagjinueshme duke arritur deri në 1,200 euro.

Numri i vendeve në stadium ishte i limituar dhe përafërsisht 14,500 bileta që ishin në dispozicion u blenë të gjitha brenda disa orësh.

Në pak orë çmimet, fillimisht ishin midis 75 dhe 225 euro, ndërsa në prag të ndeshjes në Ebay ato gjenden me çmimin 630 euro dhe në faqe të tjera të specializuara, të tilla si Ticombo, me 1,200 EUR.

Në stadium mund të shkosh me një maskë FFP2, që tregon Green Pass (të paktën 14 ditë pas dozës së dytë të vaksinës), certifikatën që është shëruar nga Covid ose një test negativ të kryer në 24 orët e mëparshme.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu