Frika e përkeqësimit të situatës në vjeshtë nga variantet e reja të COVID-19, institucionet bëjnë thirrje për vaksinim

TIRANË- Përkeqësimi i situatës nga variantet e reja të COVID-19 në vjeshtë nuk përjashtohet nga institucionet dhe specialistët e fushës.

Për këtë arsye ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka përsëritur sërish thirrjen e saj për tu vaksinuar pasi është e vetmja mënyrë mbrojtëse.

“Vaksinim • Vaksinim • Vaksinim. Sa më shumë qytetarë të mbrojtur gjatë muajve të verës, aq më mirë do t’i bëjmë ballë varianteve të reja të mundshme të COVID 19 dhe vjeshtës së ardhshme”, shkruan Manastirliu.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu