Shupenza po ndryshon; Premtimi i Allës për të investuar kudo në Bulqizë

Bulqizë – Ka nisur puna për shtrimin e trotuareve dhe ndriçimin rrugor në Shupenzë.

Lajmin e ka bërë me dije Bashkia Bulqizë përmes një njoftimi për shtyp. Ndërkohë, punimet i ka ndjekur nga afër edhe vetë Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i cili përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, shprehet entuziast se Shupenza dhe e gjithë Bulqiza me të gjitha njësitë administrative të saj do të pësojnë një ndryshim rrënjësor, falë kujdesit, përkushtimit dhe vizionit që ai ka për ta bërë jetën e banorëve me të lehtë, më të qetë dhe më të bukur.

Më herët ai ka shpalosur programin e tij si kryetar i bashkisë Bulqizë, ku investimet në infrastrukturën rrugore do të jenë prioritet i punës gjatë këtij mandati.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, rrugë dhe pemë

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, rrugë dhe pemë

Mund të jetë një imazh i rrugë

Mund të jetë një imazh i rrugë

Mund të jetë një imazh i rrugë

Mund të jetë një imazh i rrugë

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu