E diela nis me kthjellime, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

TIRANË – Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës së sotme do të vijojë me kthjellime në të gjithë territorin e vendit tonë.

Sipas parashikimeve, në pjesën e dytë të ditës do të shfaqen vransirat. Fillimisht në zonat jugore, e më pas duke u përhapur në të gjithë teritorin e vendit por pa sjellë reshje shiu.

Gjatë mbrëmjes pritet largimi i vransirave dhe mbizotërimi i kthjellimeve.

Sot termometri do të luhatet midis temperaturave minimale 11°C gjatë mëngjesit ne zonat malore, dhe duke shënuar vlerën maksimale rreth 35°C në mesditë në zonat e ulëta.

Kosova

Dita e sotme në territorin e Kosovës parashikohet të fillojë me kthjellime të lehta, mesdita dhe pasditja do të sjellë vranësira, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet rikthimi i kthjellimeve.

Maqedonia e Veriut

Në territorin e Maqedonisë së Veriut dita e sotme është parashikuar që të nisë nën shoqërimin e kthjellimeve. Pas mesditës do të ketë kalime vranësirash të lehta në territor, dhe nata është parashikuar që të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu