Dita nis me kthjellime, ja çfarë rezervon pasditja

TIRANË – Sipas MeteoAlb, dita e sotme do të fillojë me kthjellime në të gjithë vendin tonë.

Pasditja pritet të sjellë vranësira në zonat jugore, të cilat gradualisht do të shpërndahen në të gjithë territorin e vendit, por pa mundur të sjellin reshje. Gjatë mbrëmjes vranësirat priten që ti lenë vendin kthjellimeve të cilat do të na shoqërojnë përgjatë natës.

Temperaturat e ajrit priten të luhaten mes vlerave minimale 11°C në mëngjes për zonat malore, dhe vlera maksimale pritet të regjistrohet 35°C në mesditë në zonat e ulëta.

Kosova

Dita e sotme në Kosovë është parashikuar të jetë nën shoqërimin e kthjellimeve në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërsa gjatë mesditës pritet shfaqja e vranësirave të lehta në disa pjesë të territorit.

Maqedonia e Veriut

Në territorin e Maqedonisë së Veriut dita parashikohet të nisë nën mbizotërimin e kthjellimeve, orët e pasdites pritet një shtim i lehtë i vranësirave të cilat gjatë orëve të mbrëmjes do t’ia lenë vendin kthjellimeve.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu