A do të pranohet tifozët në Lojrat Olimpike të Tokios? Organizatorët marin vendimin përfundimtar

Tifozët nuk do të lejohen në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpikë të Tokios për shkak të pandemisë së COVID-19.

Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga fillimi i Lojërave Olimpike të Tokios, është vendosur që garat në kryeqytetin japonez të zhvillohen pa tifozë në stadiume.

Ky ka qenë vendimi zyrtar që është marrë ditën e sotme gjatë një takimi nga përfaqësuesit e komitetit organizues të Lojërave, qeverisë Japoneze, qeverisë metropolitane të Tokios dhe komiteteve ndërkombëtare Olimpike dhe Paraolimpike.

Vendimi pason njoftimin nga qeveria japoneze për të vendosur një gjendje të re emergjente për Tokion për shkak të pandemisë së COVID. Vendimi do të hyjë në fuqi nga e hëna 12 korrik dhe do të zgjasë deri në 22 gusht dhe për këtë arsye do të zgjatet saktësisht gjatë periudhës në të cilën janë planifikuar Lojërat Olimpike, nga 23 korrik ‘8 gusht.

Kryeministri Suga tha se një gjendje e jashtëzakonshme është e nevojshme për të “parandaluar rifillimin e rasteve të reja me COVID në të gjithë vendin”.

Fokusi kryesor i gjendjes së jashtëzakonshme është mbyllja e bareve, restoranteve dhe bareve me muzikë, që shërbejnë alkool.

Tifozët që mbërrinin nga jashtë u ndaluan të marrin pjesë në Lojërat Olimpike muaj më parë. “Infeksionet janë në fazën e zgjerimit të tyre dhe të gjithë në këtë vend duhet të kuptojnë ashpërsinë e tyre,” tha Shigeru Omi, një këshilltar i lartë mjekësor i qeverisë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu