
Temperaturant e larta dhe trafiku i rënduar, nuk priten mirë nga drejtuesit e mjeteve të cilët bëjnë çdo gjë për t’ju shmangur.
I tillë është edhe rasti i këtij shoferi i cili parakalon në krah të djathtë ndërsa më tej ngjitet në trotuar duke rrezikuar jetën e këmbësorëve.
Policia Rrugore vijon aksionet për të gjobitur shoferët e papërgjegjshëm, deri në arrestimin apo pezullimin e lejeve të drejtimit, por mesa duket kjo nuk është e mjaftueshme.