Nga pika e bardhë e penalltive fituese e Euro 2020 shpallet Italia

Italia është kampioni i Euro 2020, pasi në finalen me s saj dhe Anglisë ja ka dalë të fitojë,

Ndeshja nisi shumë mirë për Anglinë e cila kaloi në epërsi që në minutën e dytë me anë të një goli të shënuar nga Luke Shaw i cili zhbllokoi rezultatin e ndeshjes duke e çuar në 0-1 në favor të anglezëve.

Pjesa e parë bashkë me shtesat u mbyll me këtë rezultat, por ishte pjesa e dytë ajo ku Itali kishte vendosur të mblidhte forcat dhe të dhuronte  spektakël. Në minutën e 67’ Leonardo Bonucci ishte ai që me anë të një goli barazoi shifrat e ndeshjes në 1-1.

Pjesa e dytë u mbyll në këto rezultate dhe ndeshja kaloi në shtesën e dy pjesëve nga 15 minuta, ku edhe këtu nuk kishte gola. Pas kësaj lojtarët iu drejtuan pikës së bardhë të penalltive.

Nga aty më të saktë u treguan Italianët te cilët fituan me rezultatin 3-2.

Kjo është cilësuar si një finale shumë e luftuar dhe e cila do të mbahet mënd gjatë për spektaklin që dhuroi.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu