U fut në fushë dhe ndërpreu ndeshjen e Europianit 2020, del videoja e tifozit që tallet me rojet e sigurisë

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua finalja e Euro 2020, mes Anglisë dhe Italisë.

Ndeshja ka mbaruar në barazim 1-1 brenda kohës së rregullt, dhe ajo që përcaktoi fituesin e këtij Evropiani ishin goditjet nga pika e bardhë e penalltive.

Italia në këtë rast është treguar më e saktë duke arritur që të bëjë të sajin trofeun e kësaj ndeshje.

Por kjo mbrëmje e madhe nuk kishte si të mbyllej edhe pa praninë e incidenteve. Pikërisht në minutën e 88 të ndeshjes, një tifoz është futur brenda fushës dhe ka filluar të vrapojë duke u tallur edhe me rojet e sigurisë.

Kjo gjë është parë vetëm nga tifozët të cilët ishin të pranishëm në stadium, pasi kamerat nuk e kanë kapur momentin kur ai është futur brenda fushës.

Pamjet janë transmetuar më vonë dhe kanë mundur që të shpërndahen shumë në rrjetet sociale, aty shfaqet tifozi i cili futet në fushë duke hequr bluzën, dhe u shmanget rojeve të cilët nuk mund ta kapin dot.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu