Me vransira dhe kthjellime, ja si do të luhaten temperaturat sot

TIRANË – Sipas MeteoAlb dita e sotme parashikohet të jetë përsëri nën ndikimin e masave ajrore të cilat vinë nga Afrika, kjo gjë do të bëjë që në vendin tonë të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat.

Vranësirat do të jenë më të pranishme përgjatë skajit verior dhe juglindor të territorit tonë, ndërsa në bregdet është parashikuar që rezet e diellit të jenë më të pranishme.

Edhe pjesa e dytë e ditës, dhe orët e mbrëmjes do të jenë nën ndikimin e të njëjtave kushte atmosferike.

Termometri do të luhatet mes vlerave minimale 20°C në mëngjes në zonat malore, duke arritur vlerën e tij maksimale në mesditë në bregdet ku pritet të shënohet vlera 39°C.

Kosova

Në Kosovë dita e sotme do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të cilat do të jenë më të pranishme në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në mesditë është parashikuar të ketë një zhvillim më të madh vranësira të cilat nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu.

Maqedonia e Veriut

Të njëjtat karakteristika do të ketë edhe dita e sotme në Maqedoninë e Veriut, ku sipas parashikimeve temperatura maksimale do të shënohet 39°C.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu