Presidenti Duka uron skuadrat e kualifikuara në fazën e UEFA Conference Leagua: Janë aty falë aftësive të merituara

TIRANË – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka uruar skuadrat e Vllaznisë, Laçit dhe Partizanit të cilët me lojën e tyre kanë mundur të kalojnë në fazën e dytë të UEFA Conference Leagua.

Duka ka ndjekur personalisht ndeshjen Laçi-Podgorica e cila u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”, dhe dhuroi shumë spektakël.

Ai ka shkruar në postimin e tij se donte tu shprehte urimet e tij skuadrave të kualifikuara, duke shtuar se ata janë aty vetëm falë aftësive  të merituara.

Postimi i plotë:

“Urime Vllaznia, urime Partizani, urime Laçi!

Të dashur miq, dua t’u shpreh urimet më të mira 3 skuadrave tona, që na dhuruan një natë magjike dhe kualifikime plotësisht të merituara me gola, spektakël dhe emocione të mëdha.

Këto suksese janë meritë e një pune të mirë nga stafet teknike, lojtarët dhe drejtuesit e klubeve, të cilëve dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet e mia më të sinqerta.

Turi i dytë i UEFA Europa Conference League rezervon rivalë të fortë, por jo të pakalueshëm. Me besim dhe impenjim maksimal gjithçka është e arritshme ndaj çdo kundërshtari.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu