GIZ Albania investime në Bulqizë; Alla optimist për binjakëzim me bashkitë gjermane

BULQIZË – Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla ka pritur në një takim Bashkisë Drejtoreshën e GIZ Albania, Zj. Gabriele Lames, e shoqëruar ajo nga këshilltarë të Bashkisë Lumbek në Gjermani.

Lajmin e ka bërë publik vetë Alla përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, si edhe bashkia Bulqizë përmes një njoftimi për shtyp, ku theksohet kryebashkiaku e njohu Zj.Lames mbi mundësitë që Bulqiza ofron për investitorët vendas dhe të huaj. Ai shprehu shprehu interesin për të rritur bashkëpunimin dhe binjakëzimin me bashki të qyteteve gjermane.

Gjatë takimit, drejtoresha e GIZ Albania ofroi mbështetje në tre komponentë të rëndësishëm që lidhen me Ujësjellës kanalizimet gjatë periudhës 2021-2023.

 “Punë në komunitet”, ku do të punësohen 30 persona nga shtresat në nevojë;

Programi “Uji për të varfrit “, përmes të cilit do të financohen projekte të vogla të ujit të pijshëm  të zonave rurale;

Financim i zyrave të kujdesit ndaj klientit dhe mirëmbajtën e portalit të konsumatorëve.

Alla falënderoi delegacionin gjerman për angazhimin e tyre përmes projekteve konkrete në përmirësimin e jetës së komunitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu