Pasioni për bletët dhe dëshirat e tij, ky është 80-vjeçari nga Bulqiza që ka 6 dekada që merret me bletërritjen

BULQIZË – Bletaria është një sektor i ekonomisë që me kalimin e kohës duket sikur është zbehur dhe bletërritësit sa vjen edhe pakësohen.

Një prej të paktëve që kanë mbetur duke e ushtruar këtë zanat, është 80-vjeçari Veli Selmani nga fshati Dushaj i njësisë Administrative Fushë-Bulqizë.

Pasionin për rritjen e bletëve ai e ka trashëguar nga gjyshi i tij, dhe ka më shumë se 60 vite që merret me këtë punë.

Ai ka në pronësi të tij 70 koshere bletësh për të cilat kujdeset çdo ditë me shumë dashuri ashtu si paraardhësit e tij e kanë mësuar.

Mosha e thyer dhe gjendja e tij shëndetësore ia kanë vështirësuar punën gjatë viteve të fundit, por pasioni për bletërritjen nuk e ka bërë që t’i ndahet kësaj pune.

Dëshira e tij më e madhe është që këtë profesion t’ia trashëgojë edhe fëmijëve të tij ashtu si të parët ia trashëguan atij.

Në një intervistë për ‘Top Channel’, ai është shprehur se ky vit ka qënë pak i vështirë për sektorin e bletarisë për shkak të motit shumë të nxehtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu