Pritet prishje e motit; Çfarë u sugjeron Bashkia Bulqizë qytetarëve?

BULQIZË – Moti me reshje të dendura që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit tonë pritet të prekë edhe territorin e Bashkisë Bulqizë gjatë gjithë javës në vazhdim.

Nisur nga kjo situatë, Bashkia Bulqizë u ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme gjatë këtyre ditëve dhe të lajmërojnë për çdo vështirësi që mund të hasin.

Në njoftimin që bën, Bashkia Bulqizë shkruan si më poshtë:

Të dashur bashkëqytetarë,
Shërbimet meteorologjike paralajmërojnë për një mot me reshje të dendura në javën në vijim, gjë që do të prekë edhe territorin e bashkisë tonë. Reshjet mund të shkaktojnë vërshime të lumenjve dhe përrenjve duke rrezikuar kështu dalje nga shtrati dhe përmbytje të zonave përreth.
Bashkia Bulqizë ju fton të tregoheni të kujdesshëm, të evitoni lëvizjet e panevojshme gjatë këtyre ditëve dhe të lajmëroni për çdo vështirësi që mund të hasni.
Për çdo problem mund të telefononi në numrat e emergjencës:

129 POLICIA
127 AMBULANCA
128 ZJARRFIKËSJA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu