Ulen temperaturat, ja parashikimi i motit për sot

TIRANË – Sipas MeteoAlb, dita e sotme në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e vranësirave në pjesën më të madhe të territorit.

Paraditja do të jetë e dominuar nga kthjellime të cilat do të shoqërohen edhe me vranësira të shpeshta, në mesditë dhe gjatë orëve të pasdites pritet një shtim i vransirave në të gjithë terriritorin të cilat do të sjellin edhe rrebeshe shifu, që do të shoqërohen edhe me rrebeshe breshëri me afat më të shkurtër. Gjatë orëve të mbrëmjes do të ketë një përmirësim të kushteve të motit në vendin tonë, dhe nata parashikohet të kalojë nën ndikimin e kthjellimeve.

Termometri do të shënojë vlerën minimale 14°C në mëngjes kryesisht në zonat malore, dhe maksimumi në mesditë 32°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Kosova

Dita e sotme parashikohet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku paraditja dhe orët e mbrëmjes do të shoqërohen nga prania e kthjellimeve dhe vranësirave të alternuara, ndërsa në mesditë dhe gjatë orëve të pasdites priten reshje shiu të shoqëruara me stuhi ere.
Maqedonia e Veriut

Dita mbetet nën ndikimin e një moti të vranët me re dhe kthjellime përgjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, por në mesditë dhe gjatë orëve të para të pasdites pritet një shtim i vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu