Vazhdojnë përgatitjet për 26 korrikun; Alla përkujton çetën e Dibrës

BULQIZË – Kryebashkiaku Lefter Alla ka treguar për përgatitjet që vijojnë në lidhje me festën e 26 korrikut, ku do të përkujtohet krijimi i çetës së Dibrës më 1943.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Alla tregon se si po punohet edhe në fundjavë për të rregulluar lapidarin në Gjoricë.

Në postimin e tij ai shkruan:

Miqtë tanë s’dinë të pushojnë qoftë edhe në fundjavë.
Një përpjekje e fundit për të rregulluar lapidarin në Gjoricë, ku më 26 korrik do të përkujtohet krijimi i çetës së Dibrës më 1943.
850 partizanë iu bashkuan batalionit partizan në Gjoricë më 26 korrik 1943.
Lavdi dëshmorëve që dhanë jetë për atdheun tonë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu