Arratisë i vjen fundi; arrestohet nga policia e Kosovës këngëtarja Fjolla Morina

PRISHTINË- Vetëm 10 muaj zgjati arratia e këngëtares Fjolla Morina, e cila u dënua me 6 vite burg për armëmbajtje pa leje.

Sipas “Telegraf”, ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi është hasur në një lokal në lagjen Emshir të Prishtinës.

Fjolla është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Morina u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Si u arratis?

Fjolla Morina u la nga gjykata e Kukësit në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pas ndalimit të saj në kufi në shtator të 2020-ës. Ajo u arratis nga shtëpia ku po qëndronte, edhe pse ishte shumë pranë Komisariatit të qytetit.

Arrestimi dhe zbulimi i të dashurit?

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja kurorëzoi dashurinë në Maldive, gjatë kohës që ishte në kërkim nga Interpoli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu