Atmosferë Kurban Bajrami në të gjithë Bulqizën; Alla merr pjesë në disa nga aktivitetet e prerjes së kurbanëve në disa teqe (FOTO)

BULQIZË- Riti i therjes së kurbanëve një ditë përpara festës së Kurban Bajramit, është kthyer tashmë traditë në Bulqizë.

Banorë të zonës por jo vetëm, kanë marrë pjesë ditën e sotme në ritin e therjes së kurbanëve pranë tyrbeve të kësaj treve.

Po ashtu, i pranishëm ka qenë dhe Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla i cili ka ndjekur këtë rit bashkë me banorët e zonës.

Alla uroi të gjithë besimtarët dhe bëri thirrje për më shumë dashuri, paqe, mirëkuptim dhe lutje për njëri-tjetrin, për atdheun tonë dhe për të gjithë shqiptarët.

Në Bulqizë, tradita e therjes së kurbaneve në këtë ditë të shënuar, ka hedhur rrënjë të thella duke e kthyer këtë ditë në një festë gjithë popullore.

Pas ritit të therjes së kurbanëve, nëpër kultet fetare ka nisur dhe shpërndarja e mishit te personat e pranishëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu