Bie në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte në lumin Erzen, ndërron jetë 55-vjeçari

Foto ilustruese

DURRËS- Kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën një 55-vjeçari pasditen e sotme në Sukth, Durrës.

Shtetasi A.Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu