Kryetari i KMSh-së uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

TIRANË – Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka përcjellë urimet e tij për besimtarët me rastin e festes së Kurban Bajramit.

Spahiu ka theksuar se në këtë festë duhet treguar një ndjenë më e madhe solidariteti me të afërmit, fqinjët dhe njerëzit të cilët janë në nevojë.

Kreu i KMSh-së ka theksuar se për të arritur kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.

Kurban Bajrami është festa ku ata që kanë mundësi flijojnë një kafshë, mishin e saj e ndajnë në tre pjesë. Një pjesë e mban familja, një pjesë dhurohet për të afërmit dhe fqinjët, ndërsa pjesa e tretë jepet për të varfërit dhe nevojtarët. Në këtë ditë bëhet edhe pelegrinazhi në qytetin e shenjtë të myslimanëve në Mekë.

 “Therni Kurbanin nesër, kushdo që ka mundësi, dhe ndajeni atë me njerëzit në nevojë. Kjo vërtetë është një punë e pëlqyeshme të Zoti. Kurbani është mesazh paqe, përhapeni atë. Kurbani është gëzim për fëmijët, gëzojini ata me dhurata”, thekson kryetari i KMSH, Spahiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu