Tritan Kalo zbulon dhuratat që i dhuruan për ditëlindje

TIRANË- Ditën e djeshme mjeku infeksionist Tritan Kalo ka festuar 65-vjetorin e lindjes.

Kalo një ditë pas festimit të 65-vjetorit të lindjes shprehet se ndihet energjik dhe i motivuar për të vazhduar kontributin e tij në mjekësi.

Nga fotot e publikuara në “Facebook”, shihet se Kalo ka marë shumë dhurata ku mes tyre është një shishe verë me foton e Kapedanit “Xha Sulo” nga kryeministri Edi Rama.

“Kohë kovidiane….19.07.2021…..65 vite të jetuara me 40 vitet e pathosit të ushtrimit të profesioni fisnik të MANTELBARDHIT, janë shumë dhe pak njëkohësisht….. Krahas qindra e qindra urimesh për shëndet të plotë e vijimësi të kontributit tim në përkujdesjen ndaj të sëmurëve, mora edhe disa kujtime kuptimplote për këtë ditë të shënuar të jetës sime…..

Sot në hapin e parë të vitit të 66 të jetës ndihem po aq energjik dhe i motivuar, për të kontribuar në çdo sekondë të jetës sime me Punë, Profesionalizëm dhe Përkushtim në ruajtjen dhe në cilësimin e jetës së të gjithë atyre që i mirëbesojnë njohurive dhe aftësive të mia….Together forever!!!!”, shkruan Kalo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu