Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me motin për sot

TIRANË – Sipas MeteoAlb, dita e sotme parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të pa qëndrueshme. Në pjesën e parë të ditës dhe në mbrëmje do të ketë një alternim të vranësirave kalimtare dhe kthjellimeve. Në drekë dhe gjatë orëve të pasdites pritet një shtim i vranësirave duke bërë që të jenë të pranishme edhe reshjet e shiut, ndërsa në zona të caktuara në verilindje të territorit pritet edhe prania e reshjeve të breshrit.

Temperaturat e ajrit do të ulen përsëri në krahasim me ditën e djeshme, ku sot termometri do të shënojë vlerën minimale 13°C në mëngjes në zonat malore, ndërsa maksimumi në mesditë me 33°C në zonat e ulëta.

Kosova

Paraditja dhe orët e mbrëmjes paraqiten me alternime kthjellimesh, por në orët e mesditës dhe gjatë pasdites pritet një shtim i vranësirave dhe reshje të izoluara shiu.

Maqedonia e Veriut

Dita do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme me rrebeshe shiu afatshkurtër dhe prani të vranësirave, në mbrëmje pritet një përmirësim i motit ku vranësirat do t’i lenë vendin kthjellimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu