1 i vdekur dhe 15 të shëruar, njihuni me bilancin e COVID-19 për 24 orët e fundit në Kosovë

PRISHTINË – Ditën e sotme në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 15 persona nga 2,144 testime 5të kryera.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person, ndërkohë që 11 të tjerë e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

MSH-ja bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë testuar 2.144 persona. Në Kosovë janë regjistruar 15 raste të reja me koronavirus të martën. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë e ditur se nga fillimi i pandemisë e deri me tani, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 107 mijë e 921, kanë vdekur 2 mijë 265 persona ndërkaq janë shëruar 105 mijë e 549

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu