Mbushet sheshi Skënderbej; mijëra besimtarë falin Namazin për Kurban Bajram

TIRANË- Ditën e sotme mijëra besimtarë myslimanë kremtojnë festën e Kurban Bajramit.

Ceremonia nisi herët në mëngjes, ku, ndryshe nga një vit më parë, qindra besimtarë myslimanë falën namazin në Sheshin Skënderbej dhe dhjetëra të tjerë festojnë dhe kryejnë faljet në çdo qytet të vendit.

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, në fjalën e e vui theksin te familja, si bërthama e shoqërisë, ku tha se duhet të kthehet vëmendja dhe të ketë reflektim, ndërsa kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për të gjithë botën islame. Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me zotin.

Bulqiza.info‘ uron të gjithë besimtarët gëzuar festën e Kurban Bajramit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu