Bulqizë/ Qindra besimtarë myslimanë mblidhen në sheshin para xhamisë për faljen e Namazit (VIDEO)

BULQIZË- Qindra besimtarë myslimanë në Bulqizë, kanë festuar ditën e sotme Kurban Bajramin, që nisi me faljen e Namazit.

Që prej orës 06:20, besimtarët myslimanë u mblodhën në sheshin para xhamisë për faljen e Namazit.

Sipas pamjeve të publikuar nga Top Channel, riti i faljes u drejtua nga myftiu i Bulqizës, Sejdin Strazimiri, i cili në fjalën e tij para besimtarëve tha se sot është një ditë e veçantë për të gjithë vitin, dita ku të gjithë njerëzit duhet të respektojnë njëri tjetrin duke lënë mënjanë mëritë dhe se Kurban Bajrami është dita e sakrificës, e sinqeritetit.

Ndërkohë Myftiu u shpreh se ne i nënshtrohemi vetëm urdhrit të Zotit dhe se myslimani i vërtetë nuk rrëmben pasurinë e tjetrit, nderin e bashkëjetesën.

“Kurbani tregon dashurinë që ka një prind për fëmijët e vet, shokët dhe të afërmit e tij si dhe për të gjithë shoqërinë”, tha në fjalën e tij Myftiu i Bulqizës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu