Flakët përfshinë apartamentin në Pogradec, shpëton e moshuara, ja kush ishin shkaqet e zjarrit

Foto ilustruese

POGRADEC – Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në një apartament në qytetin e Pogradecit.

Flakët kanë përfshirë kuzhinën e apartamentit dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientet e shtëpisë. Si shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë harresa e sobës ndezur nga zonja e shtëpisë.

Forcat e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë shuarjen e flakëve, dhe nxjerrjen nga banesa të gruas e cila më pas, është transportuar drejt spitalit të Pogradecit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu