Humbja 110 milion euroshe në arbitrazh ndaj Becchetti, Denaj e pranon: Patjetër që do ta paguajmë nga buxheti i shtetit

TIRANË– “Ne patjetër që do ta paguajmë”- u shpreh ministrja e Financave, Anila Denaj në lidhje me dëmshpërblimin prej 110 milionë euro ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, tha se qeveria shqiptare po pret përgjigje nga Avokatura e Shtetit, por në rast se vjen përgjigja e vendimit të formës së prerë, atëherë shuma prej 110 milionë eurosh është detyruese për buxhetin e shtetit.

“Ne patjetër që do ta paguajmë. Hyn edhe në negociata. Po në rastin e Beketit, ne jemi në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ne nuk mundemi dhe juridikisht të buxhetojmë procesin nqs Avokatura e Shtetit nuk thotë tani ky vendim duhet zbatuar. Ka procese dhe ka kontrata që nëse do të negocioheshin në kohë mund të kishin kompensuar dhe dëmin e fitimit të gjyqit. Dhe sa më shumë ta lëmë në kohë, jemi duke shtyrë një proces që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Nuk po flas për rastin konkret këtu. Por në momentin që procedurat finalizohen atëherë janë detyruese për buxhetin e shtetit. Dhe ata kanë vëmendjen për tu paguar proporcionalisht sipas fondeve. Nëse vjen e formës së prerë do të duhet të hiqet një fond nga një proces tjetër,“- tha Denaj.

Sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu