I dënuar për rezistencë dhe hyrje ilegale në Greqi, shqiptari me maskë dhe armë grabit banken (Video)

ATHINË – Ditën e sotme në prangat e policisë greke kanë përfunduar dy persona, njëri prej tyre shqiptar.

Shqiptari 42-vjeç dhe një shtetas Grek 58-vjeç, kanë përfunduar në pranga për akuzën e grabitjes së një banke të nivelit të dytë gjatë ditës s ëdjeshme në Peristeri të Athinës.

Mediet greke kanë publikuar ditën e sotme disa pamje ku shfaqet shqiptari teksa futet në bankë dhe nën kërcënimin e armës grabit shumën e parave që ndodheshin në arkë dhe pastaj largohet.

Jashtë bankës ka qenë duke e pritur bashkëpunëtori i tij shtetasi grek inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura.

Ata janë arratisur që të dy, por aventura e tyre nuk ka zgjatur shumë pasi policia i ka gjetur dhe arrestuar. Gjatë arrestimit shqiptarit iu gjetën një pistoletë më mulli, disa fishekë, shuma e të hollave që mori nga banka gjithashtu edhe veshja e përdorur gjatë grabitjes.

Gjatë kontrollit të shtetasit grek i është gjetur një armë dy hanxharë dhe makina me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë që policia greke në një deklaratë ka thënë se shqiptari ishte arrestuar dhe futur në burg në 20 janar të vitit të kaluar, mbi të rëndonte akuza e rezistencës dhe hyrja ilegalisht në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu