INSTAT publikon statistikat e aksidenteve rrugore në 6 muajt e parë të 2021

Foto ilustruese

TIRANË – Instituti i Statistikave ka publikuar ditën e sotme raportin e aksidenteve të gjashtë muajve të parë të vitit 2021 duke e krahasuar me të njëjtën periudhë kohore në 2020.

Ajo që është vënë re në publikimin e shifrave është se ka një rritje të numrit të aksidenteve me 32.9% në krahasim me vitin e kaluar. Ekspertët e INSTAT e kanë lidhur këtë rritje të numrit të aksidenteve me pandeminë, teksa thonë se në 2020 njerëzit kanë qenë të karantinuar për shkak të COVID-19, ndërsa tani lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve është me e lirë.

Njoftimi i INSTAT:

“Në muajin Qershor 2021 numërohen 124 aksidente rrugore nga 115 aksidente të ndodhura në muajin Qershor 2020, duke u rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për shkak të masave kufizuese në qarkullim në Qershor 2020, krahasimi i numrit të aksidenteve paraqitet me një rritje më të lartë gjatë këtij muaji. Për rrjedhojë edhe krahasimi gjashtëmujor paraqitet me një rritje prej 32,9 %, ku numërohen 671 aksidente rrugore nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020

Në muajin Qershor 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 161 persona nga 143 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 875 persona nga 656 persona në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.

Në muajin Qershor 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 16 persona të vdekur në Qershor 2020. Në gjashtëmujorin e parë të 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 105 persona nga 74 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë” vlerëson INSTAT.

Nga ana tjetër i njëjti raport nënvizon se shkak në shumicën e rasteve për aksidentet janë bërë sjellët e drejtuesve të mjeteve dhe grupi me më shumë aksidente është ai i 25-34 vjeç.

Në muajin Qershor 2021, aksidentet rrugore, në 86,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 17,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 45,7 %, krahasuar me një vit më parë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu