Ndjeksit e kritikuan për fshirjen e kryqit të katedrales së Shkodrës nga videoklipi, reagon Capital T

Këngëtari nga Kosova Capital T, ka reaguar përmes një postimi në instastoy pas kritikave të shumta që i kanë ardhur nga fansat në lidhje me videoklipin e këngës së tij të fundit ‘Buzëqeshje’.

Ai është kritikuar pasi në një pjesë të xhirimeve që ka bërë në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, ka fshirë kryqin që ndodhet sipër saj.

Komentues të ndryshëm i kanë bërë kritika reperit duke i shkruar se shqiptarët respektojnë çdo fe.

E kritikuan për heqjen e kryqit nga Katedralja e Shkodrës në

Ndërkohë pas komenteve të shumta ka reaguar edhe vetë këngëtari i cili ka sqaruar fansat në lidhje me heqjen e kryqit nga videoklipi.

Ai është shprehur se gabimet ndodhin dhe se ai nuk është as kameraman as editues, duke vazhduar se ishte një gabim i produksionit dhe do të bënte çmos për ta rregulluar.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, shkruan Capital T në sqarimin e tij për ndjekësit.

E kritikuan për heqjen e kryqit nga Katedralja e Shkodrës në

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu