Nisën sot intervistimet për antarët që do të përfaqësojë Shqiprinë në Këshillin e Sigurimeve në OKB (Foto)

TIRANË – Ditën e sotme kanë nisur intervistimet për te përzgjedhur ekipin i cili do të përfaqësojë Shqiprinë në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka, e cila përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ shprehet se: Është dita e parë e një procesi që do të përmbyllet në fund të kësaj jave, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve.

Duke i falënderuar të gjithë ata që kanë aplikuar me vullnet të lirë, Xhaçka ka shkruar se ekipi që do të përzgjidhet atje do të jetë zëri dhe fytyra e shqiptarëve në Këshillin e Sigurimit.

Postimi i plotë:

Sot filluam intervistat me kandidatët për Ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit, të cilët do të vlerësohen nga një Komision i përbërë nga disa nga diplomatët më me përvojë të MEPJ dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave.

Është dita e parë e një procesi që do të përmbyllet në fund të kësaj jave, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve si nga përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm, ashtu edhe nga kandidatë nga qytetarë e qytetare shqiptare nga mbarë bota, ekspertë e profesionistë, që kanë shprehur vullnetin të kontribuojnë duke përfaqësuar vendin e tyre si pjesë e Ekipit.

I falënderojmë të gjithë ata që kanë aplikuar për dëshirën dhe vullnetin e mirë. Ekipi që do të dalë në fund të këtij procesi do të jetë zëri dhe fytyra e shqiptarëve në Këshillin e Sigurimit prandaj do të bëjmë çdo gjë që shqiptarët të përfaqësohen në këtë moment historik vetëm nga profesionistët më të mirë!

Mund të jetë një imazh i 1 personMund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "2022-2023 WOMEN PEACE AND SECURIT"Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe njerëz të ulurMund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbëMund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "ALBANIA 2022-2023 2023 WOMEN, PEACE AND SECURITY ALBANIA ALBANIA 2022-2023 CLIMATE AND SECURITY INCLUSIVE SOLUTIONS THROUGH PARTNERSHIP"Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "CIN IONAL omic, political and damental component ention COUNTER VIOLENT EXTREMISI are atonarevaluabletools.for.com prevention, peacebuilding and ning peace with ke-minded roase the Albania will support the strengt policies and practices that add lent extremism conducive to te countering terrorist narrati in a balanced manner as ons Global Counter Terroris ill brings work"Mund të jetë një imazh i 1 personMund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu