Rama publikon pamjet fantastike të maketit të përfunduar të Portit të Durrësit; ja si do të duket porti më i bukur i Mesdheut

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga maketi i përfunduar i Portit të Durrësit.

Me videon nga studio urbanistike e Emaar Group në Dubai, Rama tha se së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut.

“MIRËMËNGJES

dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkruan Rama në “Facebook”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu