Studim i fundit: Vaksina Johnson & Johnson më pak efektive kundër varianteve të reja të COVID-19

Foto ilustruese

Vaksina kundra COVID-19 Johnson & Johnson kohët e fundit publikoi një studim që tregon se një dozë e vetme e vaksinës së saj, është efektive kundër variantit Delta për deri në tetë muaj.

Por sipas një studimi të kryer nga studiuesit në Fakultetin e Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut, në lidhje me efektshmërinë e vaksinës Johnson & Johnson kundra COVID-19, është dalë në përfundimin se një dozë se vetme e kësaj vaksinë nuk është e mjaftueshme kundra varianteve të reja të koronavirusit.

Në këtë përfundim është arritur pas testimeve në laborator të disa mostrave gjaku të marra nga pacientë vullnetarë.

Studiuesi kryesor i këtij instituti Nathaniel Landau, është shprehur se një dozë e vaksinës Johnson & Johnson siguron një mbrojtje më të ulët se vaksinat me dy doza Pfizer ose Moderna.

Prandaj është arritur në përfundimin se kjo vaksinë nuk prodhon mjaftueshëm antitrupa për të luftuar variantet Delta dhe Lambda.

Sipas përfundimit të studimeve një dozë e dyte e vaksinës Johnson & Johnson do të ishte e nevojshme për të siguruar mbrojtje të plotë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu