U arrestua 2 ditë më parë në flagrancë, jepet vendimi për Fjolla Morinën

PRISHTINË- Pasi u arrestua 2 ditë më parë për trafikim armësh dhe arratisje nga vendi i paraburgimit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për Fjolla Morinën.

Gjykata vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë në paraburgim për 40 ditë duke u përllogaritur që nga momenti i arrestimit.

Fjolla është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Morina ishte shpallur në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.

Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL-i.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu