U zgjodh sot Bordi i Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Rama: Faleminderit kandidatve

TIRANË – Mes 117 kandidatësh është zgjedhur ditën e sotme Bordi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ shkruan se është zgjedhur Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, i cili përbëhet nga 11 anëtarë të cilët janë zgjedhur mes 117 kandidatëve.

Kryetare e Bordit të Akreditimit është zgjedhur Shqiponja Telhaj, në lidhje me të cilën kryeministri Rama në postimin e tij shkruan se ajo është profesore e asociuar në Sussex University në Angli, dhe kërkuese shkencore në Qendrën për Performancë Ekonomike në London School of Economics. Gjithashtu shton se Telhaj ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë, të botuara në revista e gazeta prestigjoze ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

ZGJIDHET Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit, shqiptarë e të huaj. Me një falenderim të përzemërt për të gjithë kandidatët që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, jam i bindur se falë kësaj pjesëmarrjeje përtej çdo pritshmërie, do të kemi një superskuadër ndërkombëtare në mbikqyrje të cilësisë së universiteteve tona

SHQIPONJA TELHAJ, kryetarja e re e Bordit të Akredimit është profesore e asociuar në Sussex University në Angli dhe kërkuese shkencore në Qendrën për Performancë Ekonomike në London School of Economics. Ka doktoruar në Staffordshire University. Ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë, të botuara në revista e gazeta prestigjoze ndërkombëtare. Ka kontribuar si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimnë arsim

Mund të jetë një imazh i 1 person

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu