‘Vjosa park kombëtar’, aktivistët nga Italia nxjerin sloganin në mes të sheshit Duomo në Milano

ROMË – Gjatë pasdites së sotme në sheshin Duomo në Milano, Itali është vendosur slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani”.

Kjo gjë është realizuar me idenë e disa aktivistëve të cilët kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa. Aktivistët e Patagonia Milan janë shprehur se një poster i këtij lloji do të hapet më vonë edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kujtojmë se edhe para disa vitesh janë ndërmarrë projekte për ndërtimin e hidrocentraleve mbi këtë lumë, duke rrezikuar tharjen e lumit Vjosa.

Për ta parandaluar këtë gjë nga aktivistë të ndryshëm janë ndërmarrë disa nisma, me anën e të cilave është kërkuar që Vjosa të shpallej një park kombëtar.

Lumi i Vjosës është një nga të pakët që ekziston në Evropë si i paprekur nga dora e njeriut.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu