Aksident në Kamëz/ “Benzi” përplas motorrin, humb jetën 30-vjeçari

KAMËZ- Një aksident ka ndodhur pak pas mesnate në bulevardin “Blu” në Kamëz, ku si pasojë ka mbetur i vdekur 1 person.

Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.

Njoftimi i policië:

Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu