Përfshihet nga flakët një banesë në Milot

Foto ilustruese

KURBIN- Një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 23:45, në Milot, Kurbin.

Fatmirësisht nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

Policia thotë se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit M.C.

“Më datë 21.07.2021, rreth orës 23:45, në Milot, Kurbin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.C., ku ka vetëm dëme materiale.

Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu