Rama publikon videon sqaruese: Komisariatit të Ri Dixhital i shtohen 2 rubrika të reja

TIRANË- Me dy kategori të reja për të denoncuar, aplikacioni i Komisariatit të Ri Dixhital, vjen i zgjeruar dhe me hapësirë për veprimin e monitorimin e ankesës së qytetarëve nga Policia.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama i cili ndau edhe një video ku shpjegohen opsionet e reja të Komisariatit.

“Mirëmëngjes, dhe Komisariatin e Ri Dixhital, ku është zgjeruar edhe hapësira për veprim e qytetarëve, të cilët ndër të tjera mund të monitorojnë edhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës a kërkesës së tyre, vetëm me një klik nga smartfoni ose kompjuteri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu