TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqin masën e sigurisë për 9 zyrtarët e arrestuar për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë.
ëto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.
VENDIMI NGA APELI I GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
Vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 48, datë 07.07.2021 dhe vendimit nr. 56, datë 1.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim EN, FÇ, AB, AO, K.H, KB, FD, MB, GM.
ARREST ME BURG
Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB
Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara
Fatmir Demneri, anëtar i KVO
Mariglen Buzali, anëtar i KVO
Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO
Ani Omuri, anëtar i KVO.
Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.
ARREST SHTEPIE
Anisa Bogdani, anëtar i KVO.