
HIMARË- Dy makina janë përfshirë mesditën e sotme në një aksident në Qafën e Llogarasë.
Si pasojë e aksidentit nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë si pasojë e këtij aksidenti, radhë të gjata trafiku janë krijuar në Llogara.
Kjo zonë ka një fluks të shtuar lëvizje për shkak të turistëve të shumtë që kanë zgjedhur jugun e vendit për të kaluar fundjavën.