
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 55-vjeçare ka vrarë tezen e saj dhe e ka mbajtur në bagazhin e një makine në shtëpi.
55-vjeçarja ishte nën vëzhgim pas denoncimit që bënë fqinjët për zhdukjen e tezes së saj, 69-vjeçare.
Sipas policisë, e arrestuara e mbante të fshehur viktimën për t’i marrë pensionin, ndërsa në bagazh bashkë me të kishte vendosur dhe një trung liri, me qëllim të pakësonte erën e keqe.
Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se vdekja e gruas ka ndodhur 2-3 muaj më parë, ndërsa për shkak të dekompozimit të trupit nuk mund të konfirmohet shkaku i vdekjes, ndaj dhe dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga mbesa e saj.