
BULQIZË- Ka nisur prej disa ditësh puna për rehabilitimin e plotë të aksit rrugor Ura e Serbinit – Shtushaj.
Mat Tv bën të ditur se rehabilitimi i këtij aksi përfshin zgjerimin, ndërtim të veprave të artit dhe shtrimi me zhavor dhe asfaltimin e tij.
Banorët shprehen se asfaltimi i kësaj rruge do t’i japë zhvillim të gjithë fshatrave që i përfshin ajo.
Përfundimi i rrugës së Arbrit është një tjetër mundësi që banorët e larguar prej vitesh në fshatrat që përfshin aksi Ura e Serbinit – Shtushaj të rikthehen në vendlindjen e tyre.
Punimet për rehabilitimin e këtij aksi rrugor dhe asfaltimin e tij kanë nisur në muajin Qershor dhe pritet të mbyllen brenda pak ditësh me hedhjen e shtresës asfaltike.