Dy makina përfundojnë njëra mbi tjetrën në autostradën Durrës-Tiranë, shkak shpejtësia e lartë

DURRËS– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë në afërsi të Maminasit.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Dy automjete janë përplasur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonin dhe kanë përfunduar njëra mbi tjetrën.

Siç shihet dhe në foto, një mjet fuoristradë e tipit “Ford” ka goditur nga mbrapa një mjet të llojit “Benz” duke bërë që ky i fundit të anohet plotësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu