Peleshi tregon se sa litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar zjarret

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë të ditur ditën e sotme se në zonën e Karaburunit janë hedhur mbi 300 mijë litra ujë për të neutralizuar zjarrin.

Peleshi tha se Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojne me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër.

Peleshi bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu